Botë

Zelensky kërkon ndihmë nga vendet perëndimore

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për t’i mbrojtur qytetet dhe trupat e saj në vijën e frontit nga bombat dhe dronët rusë.

Kjo thirrje erdhi pasi Rusia nisi sulmin e saj të pestë me dron në Kiev në dy javë, me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që i shkatërrojnë të gjitha raketat përpara se të mbërrinin në kryeqytet.

Zelenskyy bëri thirrje për aleatët perëndimorë që t’ia lejojnë sulmet me rreze të gjatë në Rusi, duke thënë se Britania duhet të përpiqet t’i bindë partnerët t’i largojnë limitet e përdorimit të këtyre armëve, raporton Reuters.

Anëtarët e NATO-s kanë qasje të ndryshme në mënyrën se si Ukraina mund t’i përdorë armët e dhuruara.

Disa e kanë bërë të qartë se Kievi mund t’i përdorë armët për të kryer sulme brenda Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë qasje tjetër, duke lejuar që armët e tyre të përdoren vetëm brenda kufirit të Rusisë, kundër objektivave që i mbështesin operacionet ushtarake ruse në Ukrainë.

Disa nga aleatët e Kievit hezitojnë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët për ta goditur territorin rus për shkak të shqetësimeve se Perëndimi mund të tërhiqet në konflikt me Rusinë.

Qeveria britanike tha se i takon Ukrainës se si t’i përdorë raketat e furnizuara nga Britania e Madhe, për sa kohë që respektohet ligji ndërkombëtar.