20:45 - Shkon në 57 numri i të vdekurve në stacionin e trenit të Kramatorskut
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut tha të dielën se numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukrainë, është rritur në 57.
“Që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm, 10 prill, numri është gjithsej 57 të vdekur dhe 109 të plagosur”, tha Pavlo Kyrylenko. “Të lënduarit lehtë janë liruar për të shkuar në shtëpi, të lënduarit e rëndë po transportohen në rajone të sigurta dhe po iu ofrohet ndihma e nevojshme”.
19:08 - SHBA-ja do t’i ofrojë armë Ukrainës “aq sa ka nevojë"
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, deklaroi se SHBA-ja është e përkushtuar t’i ofrojë Ukrainës armë “aq sa i nevojitet”. Ai deklaroi të dielën se administrata e presidentit Joe Biden do t’i dërgojë më tepër armë Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Rusisë dhe për t’i ndaluar krimet ruse, raporton Reuters.
“Ne do t’i japim Ukrainës armët që i duhen për ta parandaluar Rusinë që të pushtojë më shumë territor”, tha ai. Sullivan theksoi se SHBA-ja po forcon Ukrainën me armë në baza ditore, derisa akuzoi Rusinë për krime lufte.
E këto akuza i ka hedhur poshtë Moska zyrtare.
Akuzat për krime lufte në Ukrainë i ka hedhur poshtë Moska zyrtare.
Qëkur nisi pushtim rus, më 24 shkurt, SHBA-ja i ka dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë. Ndihmat përfshijnë raketa mbrojtëse anti-ajrore dhe antitank, municione dhe forca të blinduara.
18:28- Kancelari i Austrisë do të takohet me Putinin të hënën në Rusi
Kancelari austriak, Karl Nehammer, do të udhëtojë të hënën në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin. Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë austriake, raporton Reuters.
Kjo pason vizitën e Nehammerit në Kiev të shtunën ku ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
16:57 - Pamje nga ajri: Tanku rus i mbushur me municion shkatërrohet nga Ukraina
Ushtria ukrainase ia doli ta shkatërronte një tank rus, derisa u tha se brenda tankut pati municion masiv, raporton DailyMail të dielën.
Në pamjet e filmuara nga ajri, tanku rus la pas vetes një zhurmë dhe një tym të madh, derisa këmbësoria ukrainase bëri me dije se sulmi ka ndodhur ditë më parë, por që pamjet tani janë konfirmuar.
16:51- Ish-drejtori i CIA-s thotë se beteja në Ukrainën lindore do të jetë e ashpër
Gjenerali në pension David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s dhe komandanti i Komandës Qendrore, i cili gjithashtu mbikëqyri luftën në Afganistan deri në vitin 2010, tha për CNN-in se ukrainasit mund të presin “një luftë” pasi forcat ruse po përgatiten për një “përparim masiv” në Ukrainën lindore.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
16:42- Aeroporti i Dnipros i shkatërruar plotësisht nga sulmet raketore ruse
Sulmet me raketa ruse kanë goditur aeroportin në qytetin qendror-lindor të Ukrainës, Dnipro, dhe një fshat në rajon, ka thënë sot në Telegram, kreu i administratës ushtarake rajonale, Valentyn Reznichenko, shkruan BBC.
“Ka pasur një sulm tjetër në aeroportin Dnipro. Ai tashmë është shkatërruar plotësisht, si aeroporti ashtu edhe infrastruktura aty pranë. Por raketat vazhdojnë të fluturojnë”, tha ai.
Ai shtoi se një strukturë infrastrukturore ishte goditur në Zvonetske, duke shtuar se autoritetet po përpiqeshin të merrnin më shumë informacion rreth dëmeve dhe viktimave.
14:58 - Ukraina akuzon Rusinë se vodhi substanca radioaktive nga Chernobyli
Ukraina ka thënë se forcat ruse që okupuan ish-centralin bërthamor të Chernobylit, kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët hulumtuese dhe se kjo mund të jetë fatale, raporton BBC.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për menaxhim të zonës së ndaluar, ka shkruar në Facebook, se trupat ruse kanë vjedhur 133 substanca shumë radioaktive nga Chernobyli.
Lajmi i plotë KËTU.
14:41 - Zelensky: Bisedova me kancelarin gjerman për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin ka diskutuar për sanksione të reja ndaj Rusisë.
Zelensky nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se përveç diskutimeve për sanksione të mundshme shtesë për Rusinë, në këtë bisedë është folur edhe për mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën.
Lajmi i plotë KËTU.
14:28 - Presidenca ukrainase: Takimi Zelensky-Putin mund të ndodhë vetëm pas betejës për Donbasin
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se presidenti Volodymyr Zelensky mund të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm pas një beteje që pritet të jetë e madhe për rajonin lindor të Donbasit.
Podolyak ka thënë se Ukraina është e gatshme për beteja të mëdha, sikurse ajo për Donbasin dhe më pas do të ketë pozicion më të fuqishëm negociues.
Lajmin i plotë KËTU.
13:38 - Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Ukrainë gjatë Pashkëve
Papa Françesku ka bërë thirrje për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë Pashkëve.
“Lërini armët”, ka thënë Papa Françesku derisa iu drejtua dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën.
Lajmi i plotë KËTU.
13:03 - Kryeprokurorja e Ukrainës: Rusia ka kryer krime lufte
Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Veneditktova, ka thënë për “Sky News” të dielën se Rusia ka kryer krime lufte nëpër Ukrainë.
Ajo ka treguar se vetëm në rajonin e Kievit janë regjistruar deri më tash 1222 të vdekur.
“Sigurisht ajo që kemi parë nga terreni në gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe do të bëjmë çdo gjë që të merremi me këtë çështje dhe që fajtori të dënohet”, ka thënë Veneditktova.
Lajmi i plotë KËTU.
12:50 - Zbulohen trupat e dhjetëra civilëve në një varr masiv në afërsi të Kievit
Ukraina ka thënë se ka zbuluar edhe një varr tjetër masiv në afërsi të kryeqendrës Kievit, pasi që forcat ruse janë tërhequr nga zonat në veri të Kievit për t’u përqendruar te sulmet në lindje të Ukrainës, raporton agjencia Reuters të dielën.
Një zyrtar i fshatit Buzova ka treguar se trupat e dhjetëra civilë janë gjetur në një varr në afërsi të një pompe të karburantit.
Lajmi i plotë KËTU.
12:26 - Dy të vdekur nga sulmet ruse në afërsi të Kharkivit
Dy persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar në sulmet ruse në qytetin Dehachy, në rajonin e Kharkivit, ka njoftuar guvernatori lokal Oleh Synyehubov, raporton BBC.
Guvernatori në postimin në Facebook ka shkruar se forcat ruse kanë kryer 66 sulme me artileri në disa rajone.
“Dy persona kanë vdekur. Siç mund të shihni, ushtria ruse po vazhdon të ‘luftojë’ me popullatën civile, pasi nuk ka fitore në fronte të luftës”, ka shkruar Synyehubov.
11:11 - Konvoj i madh ushtarak rus është nisur drejt Kharkivit
Pamjet satelitore të siguruara nga “Maxar Technologies”, kanë treguar një konvoj ushtarak rus të gjatë afro 13 kilometra që po lëvizë nga jugu nëpër qytetin lindor ukrainas Velkyi Burluk, raporton CNN.
Qyteti është në lindje të Kharkivit, qyteti më i afërt ukrainas në kufi me Rusinë.
Lajmi i plotë KËTU.
10:53 - Arrihet marrëveshja për përdorimin e nëntë korridoreve humanitare
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se është arritur marrëveshja për përdorimin e nëntë korridoreve humanitare në mënyrë që të ndihmohen qytetarët të largohen nga luftimet e ashpra në lindje të vendit, përfshirë edhe të largohen me vetura private nga Mariupoli, raporton “The Guardian”.
“Gjitha rrugët për korridore humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë përderisa ka një armëpushim nga trupat okupatore ruse”, ka shkruar Vereshchuk në kanalin e saj në Telegram.
Në total 4553 persona kanë evakuuar nga qytetet ukrainase nëpërmjet korridoreve humanitare të shtunën, që është më pak sesza të premten, kur ishin evakuuar 6665 qytetarë.
Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Ukrainë ka thënë sot se ekipi i tij nuk ka mund të arrijë në qytetin e rrethuar të Mariupolit javën e kaluar, ndonëse ka tentuar për pesë ditë.
“Kushtet e sigurisë nuk ishin të mira, po ashtu siguria që na u garantua, dhe pasi arritëm rreth 20 kilometra nga Mariupoli u desh të ktheheshim”, ka thënë Pascal Hundt për “Sky News”.
9:00 - Ukraina pretendon për mbi 19 mijë ushtarë rusë të vrarë
Forcat ruse kanë humbur 19.100 ushtarë në luftën Rusi - Ukrainë, së bashku me 151 avionë, 136 helikopterë dhe 705 tanke, sipas njoftimit të Ushtrisë së Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi për humbjet e pësuara nga Rusia që kur ajo nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Lajmi i plotë KËTU.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se agresioni i Rusisë kurrë nuk ka qenë i limituar vetëm te Ukraina, por gjithë Evropa ka qenë shënjestër, raporton BBC.
Zelensky i ka thënë këto gjatë një adresimi në natën e të shtunës.
Ai i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendos embargo totale në produktet energjetike ruse dhe ta furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai ka thënë se përdorimi i forcës nga Rusia është “katastrofë që në mënyrë të paevitueshme do të godasë të gjithë”.
Zelensky ka thënë se Ukraina është e gatshme për një betejë të fortë, ndërsa forcat ruse po mblidhen në lindje të vendit.
“Do të jetë betejë e fortë, ne besojmë në fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm që njëkohësisht të luftojmë por edhe të shikojmë për rrugë diplomatike që t’i japim fund kësaj lufte”, ka thënë Zelensky.
Kryenegociatori i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Zelensky nuk do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, derisa Rusia të mos mposhtet në lindje të Ukrainës.