Ndërkohë Zelensky ka paralajmëruar se forcat ruse po përgatiten ta bombardojnë Odessan, një port strategjik në bregun ukrainas në Detin e Zi.
“Rusët gjithmonë vinin në Odessa dhe janë njohur me ngrohtësinë dhe bujarinë. {farë tash? Artileri, bomba kundër Odessas. Ky do të jetë krim lufte. Do të jetë krim historik”, ka thënë Zelensky. “Ne jemi ukrainas. Kemi nevojë për paqe, duam paqe. E për qytetarët rusë nuk është vetëm lufta për paqe në Ukrainë, por për paqen e tyre dhe për lirinë e tyre. Nëse ju qytetarë rusë qëndroni të heshtur, atëherë vetëm varfëria juaj do të flasë për ju”.