Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tash e dy vjet po zhvillohen lufta me Rusinë, duke bërë me dije se janë bërë dy vjet qëkur trupat rus u përzunë nga Borodyanka, Bucha, Irpin, Hostomel dhe Moshchun.
Këto rajone të Kievit, sipas liderit ukrainas, “ishin vende beteje ku ukrainasit luftuan për vendin e tyre, jetën e tyre, shtëpitë e tyre dhe ndaj së keqes”.
“Sot ne nderojmë forcën e kujtdo që rezistoi atëherë, që po lufton tani, që punon dhe që patjetër do të sjellë lirinë në të gjithë tokën tonë, në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës, që Rusia dëshiron t'i përvetësojë. Populli ynë, shpirti ynë, forca jonë do ta sigurojë këtë (çlirimin)”, është shprehur të dielën ai në Facebook.
Zelensky ka falënderuar edhe vendet që po ndihmojnë Ukrainën.