Botë

Zelensky: Duhet ta shtojmë presionin mbi vrasësit

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar partnerëve “të ushtrojnë presion mbi vrasësit, pas një sulmi tjetër rus në Dnipri, Odesa, Sumy, Kharkiv dhe Donetsk gjatë natës, të cilat kanë lënë tre persona të vdekur dhe 28 të plagosur. 

Në një postim në Telegram, ai ka thënë se çdo paketë mbrojtëse për Ukrainën “fjalë për fjalë mbron jetët”. 

“Ne duhet të bëjmë presion mbi vrasësit dhe të ndihmojmë jetën për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të garantuar një paqe të besueshme,” ka shkruar Zelensky. 

"Dua të falënderoj të gjithë partnerët që po përdorin aftësitë e tyre në këtë mënyrë. Luftërat ndalen me forcë, përdorimi i forcës kundër agresorit në mbrojtje të jetës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: