Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Washington në përpjekje për ta siguruar një pako ndihme ushtarake nga SHBA-ja në vlerë miliardëshe.
Pakoja është duke u rrezikuar nga politika e brendshme në SHBA, pasi republikanët po kërkojnë lëshime për forcim të sigurisë kufitare të SHBA-së, raporton “BBC”.
Është vizita e tretë e Zelenskyt në SHBA që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Kjo javë është vendimtare pasi BE-ja po ashtu do të vendosë nëse do të hapë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në bllok.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sinjalizuar se ai e kundërshton këtë veprim dhe ka fuqinë për të bllokuar një vendim të tillë.
Orban dhe Zelensky patën një bisedë intensive të dielën në inaugurimin e presidentit të ri të Argjentinës.
Zelensky në SHBA pos me presidentin amerikan Joe Biden dhe kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, do t’i adresohet të martën në mëngjes edhe Senatit.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dielën tha se vizita e Zelenskyt kishte qëllim të nënvizonte angazhimin e palëkundur të SHBA-së për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën kundër pushtimit brutal të Rusisë.
Paketa me ndihmë ushtarake e SHBA-së, në vlerë 60 miliardë, aktualisht është bllokuar në Kongres nga republikanët, që po thonë se duhet më tepër para të shkojnë për sigurinë e brendshme në kufirin SHBA-Meksikë.
Një votim në Senat javën e kaluar pa një pako, që përfshinte financime, por kjo masa kufitare, të bllokohej nga republikanët.