Botë

Zelenksy shkon të SHBA për ta paraqitur “planin e tij të fitores”

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar në SHBA për t’ia paraqitur “planin e fitores” aleatit të tij këtë javë, si përpjekje urgjente për të ndikuar në politikën e Shtëpisë së Bardhë në luftën e Ukrainës me Rusinë, pavarësisht se kush e fiton zgjedhjet në SHBA në nëntor.

Lideri ukrainas ka thënë se dëshiron t’ia prezantojë presidentit Joe Biden dhe dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, gjatë vizitës, të cilët do e shohin adresimin e Zelenskyt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën. 

Zelensky ka thënë se nëse plan i mbështetet nga Perëndimi, do të ketë ndikim të gjerë në Moskën, duke përfshirë ndikimin psikologjik që mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në mënyrë diplomatike. 

Nuk ka alternativë ndaj paqes, ka thënë Zelensky, meqë ndalimi i përkohshëm i luftës apo ndonjë manipulim tjetër thjesht do ta shtynte agresionin rus në një fazë tjetër. 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se Biden është i etur ta diskutojë “strategjinë e Zelenskyt për sukses”. 

Zelensky tha se plani i tij përbëhet nga një numër i vogël pikash dhe se “të gjitha varen nga vendimi i Bidenit, jo i Putinit”. 

Nga Kremlini kanë thënë se do ta studiojnë “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, pasi dhe kur të publikohen informacionet zyrtare për të.