Botë

Zelanda e re goditet nga shira të rrëmbyeshëm, aeroporte e shtëpi të përmbytura

Qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auckland, është goditur nga shira të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona, shkruan BBC.

Shërbimet e urgjencës janë dërguar për të ndihmuar ata që po ikin nga shtëpitë e përmbytura.

Janë lëshuar një sërë paralajmërimesh për motin e rëndë për Ishullin e Veriut.

Përmbytje pati edhe në aeroportin kryesor të vendit.

Aucklandi ka shpallur gjendje emergjente. Ende nuk dihet për viktima dhe totalin e dëmeve.