Botë

Zëdhënësja e Navalnyt e konfirmon vdekjen e tij: Ai është vrarë

Zëdhënësja e Alexei Navalnyt, Kira Yarmysh, e ka konfirmuar vdekjen e tij, derisa ka kërkuar që trupi t’i kthehet familjes.

Yarmysh ka shkruar në X se Navalny është “vrarë” dhe ka vdekur rreth orës 14:00 pasdites, sipas orës lokale, të premten.

“Ata tani po kryejnë ‘hetime’. Ne kërkojmë që trupi i tij t’i kthehet familjes menjëherë. Një punonjës i kolonisë ku po mbahej Navalny ka thënë se trupi i tij është tani në Salekhard”, ka shkruar zëdhënësja.

Lajmi për vdekjen e Navalnyt në burg është dhënë të premten. Liderë botërorë përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, e sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, kanë reaguar për vdekjen e tij.