Reuters ka raportuar të dielën se zyrtari rus u tregua shpërfillës ndaj deklarimeve të Trumpit se ai mund t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve, nëse votuesit do ta kthenin në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Para tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga rikandidimi, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska e preferon Bidenin mbi Trumpin, duke e përshkruar ish-presidentin si politikan “tradicional”.
“Nuk kemi kandidat. Por, normalisht, demokratët janë më të parashikueshëm. Dhe çfarë Putini ka thënë për Bidenin vlen për të gjithë demokratët, duke e përfshirë edhe Harrisin”, është përgjigjur zyrtari i Kremlinit në intervistën për Pavel Zarubin, reporter favorit televiziv i Kremlinit.
Peskov gjithashtu ka thënë se nuk ka “shkop magjik” për ta zgjidhur brenda natës krizën në Ukrainë, ashtu siç premtoi Trumpi.
Sipas Peskovit, është “fantazi” të imagjinohet që presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të deklaronte në fjalimin inaugurues se Uashingtoni e ndalon ndihmën ushtarake për Ukrainën.