Botë

Zbulohet një tunel afër një burgu në Paris

Burgu në Paris

Tunel afër burgut

Foto: Associated Press

Një tunel misterioz nën ndërtim është zbuluar afër një burgu në jug të Parisit.

Tuneli është gjetur derisa po kryheshin punime rutinë të energjisë. Burimet e policisë kanë thënë se nuk duket se tuneli është pjesë e ndonjë plani të shpëtimit, raportoi The Guardian.

Zbulimi është bërë të martën nga një teknik i kompanisë Enedis, që menaxhon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Francë. Tekniku po punonte në lidhjet elektrike, rreth 450 metra nga burgu "Le Sante", kanë thënë burimet e Policisë.

Në vendngjarje u gjetën “pjesë të rrënojave dhe një shtrat”, shtoi burimi

Guillaume Durand, një zyrtar në lagjen e 14-të të kryeqytetit francez, ku ndodhet burgu, ka thënë se dyshonte se po kryhej një plan arratisjeje.

“Është një tunel katër metra, në rrugën de la Santé, por më shumë se 500 metra nga burgu. Policia beson se është më tepër diçka që do të synonte të lehtësonte mbërritjen në katakombe, pra puna e katafilëve”, ka thënë ai duke iu referuar eksploruesve klandestinë të katakombeve.

Ai ka shtuar se zyrtarët kishin dërguar një inxhinier në vend për të mbushur vrimën.

Katakombet e Parisit, një vend masiv nëntokësor, janë një nga atraksionet më të njohura të qytetit dhe joshin rreth 500,000 vizitorë në vit.