Una Kablar, një prej yjeve më të mëdha ballkanase në rrjetet sociale, ka alarmuar për dhunë në familje, duke publikuar pamje të rënda të lëndimeve që ka marrë motra e saj pas rrahjes nga bashkëshorti.
E njohur si Uki Q, kroatja ka mbi 1.4 milionë ndjekës vetëm në TikTok e mbi 550 mijë në Instagram.
“Sonte bashkëshorti i motrës sime e rrahu Saran gati deri në vdekje. Ai ia përplasi kokën për pllaka, ia shtrëngoi fytin në përpjekje për ta vrarë dhe më pas e goditi me grusht me gjithë forcën që ka. E shtypi edhe foshnjën dymuajshe duke e mavijosur, e duke kërcënuar se do t’ia marrë kujdestarinë nëse shkurorëzohen”, ka shkruar Kablar në postimin me pamje të rënda.
Në shkrim ajo ka vazhduar se kunati ia kishte dërguar motrën e rrahur në spitalin ushtarak dhe ka ikur deri kur ka ardhur me prindin dhe vëllain. Sipas Uki Q, sulmuesi kishte qeshur me viktimën para policisë dhe pasi mori vesh se gjithçka do të bëhej publike kanë shpërthyer kërcënimet.
Uki Q ka kërkuar nga ndjekësit e saj të shpërndajnë postimin për të alarmuar për dhunën shokuese.
Postimi është bërë viral në rrjete sociale duke nxitur reagime në opinion.
KUJDES, PAMJE TË RËNDA!