Botë

Weber: Ballkani s’ka qenë kurrë prioritet i BE-së

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.

Weber, në një intervistë për portalin European Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur vjen fjala te vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, transmeton televizioni publik.

Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi sipas tij tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.

Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.

“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.