Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë atyre në Ukrainë që të mos e shajnë presidentin Donald Trump dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla me SHBA-në, duke shtuar se një dështim në këtë do të ishte i papranueshëm.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet t’i “ulë” kritikat për SHBA-në dhe të shikojë marrëveshjen. Marrëveshja propozon që t’i japë Washingtonit minerale në vlerë 500 miliardë dollarë.
Waltz ka theksuar se Kievi bëri gabim me qasjen ndaj SHBA-së për bisedimet e paqes me Moskën, duke pasur parasysh gjithçka që SHBA-ja ka bërë për Ukrainën.
“Retorika që vjen nga Kievi... dhe fyerjet për presidentin Trump ishin të papranueshme”, ka thënë ai.
“Presidenti Trump tani është qartë shumë i frustruar me presidentin Zelensky, fakti që ai nuk ka ardhur në tavolinë, që ai nuk nuk është treguar i gatshëm ta marrë këtë mundësi që ia kemi ofruar”.
Të mërkurën, Trumpi e quajti Zelenskyn “diktator” për refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe e fajësoi Ukrainën për luftën. Zelensky tha se Trumpi po jetonte në një “flluskë dezinformomi” të KRemlinit dhe se uronte që ekipi i Trumpit të ishte “më i sinqertë”.