Grupi mercenar Wagner i Rusisë ka thënë se luftëtarët e tij kanë marrë trupat e mercenarëve të vrarë në betejën e korrikut me rebelët Tuareg dhe islamik në Mali.
Mali, ku autoritetet ushtarake kanë marrë pushtetin nga grusht shtetet e viteve 2020 dhe 2021, është duke u përballuar me kryengritjet disa vjeçare islamike, raporton Reuters.
Wagner ka thënë në korrik se ka pësuar humbje të mëdha në betejë, por nuk pati dhënë detaje të tjera.
“Një operacion është kryer me sukses për t’i rikthyer trupat e vëllezërve tanë, që në korrik të vitit 2024 në mënyrë heroike kanë luftuar me islamikët, disa herë më të shumtë në numër”, është thënë në deklaratën e rrallë të Wagnerit në Telegram.
Humbja e betejës në korrik ka ilustruar rreziqet me të cilat përballen forcat mercenare ruse që punojnë për juntat ushtarake, që po përpiqen t’i përmbajnë separatistët dhe degët e fuqishme të Shtetit Islamik dhe Al-Qaedas në të gjithë rajonin Sahel në Mali, Burkina Faso dhe Niger.
Wagneri ka thënë se luftëtarët kanë kaluar nëpër një zonë të shkretëtirës pranë Tinzaouaten në veri të Malit, e cila ishte “mbushur me militantë Azawad”.