Botë

Vritet një shtatzënë tetëmuajshe në Bregun Perëndimor

Bregu Perendimor

Foto: Associated Press

Një palestineze shtatzënë 23-vjeçare është vrarë nga forcat izraelitë të sigurisë të dielën në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka bërë të ditur ministria palestineze e Shëndetësisë.

Sundos Jamal Mohammed Shalabi, e cili ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, është vrarë nga të shtënat izraelite, ka thënë ministria në një deklaratë, duke shtuar se fetusi gjithashtu nuk ka mbijetuar dhe se burri i saj Shalabi është plagosur rëndë, raporton The Guardian.

Agjencia shtetërore palestineze e lajmeve ka cituar dëshmitarë okularë të thonë se Shalabi dhe burri i saj u qëlluan nga forcat izraelite teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpia e tyre.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka zgjeruar sulmet e saj në veri të Bregut Perëndimor në Nur Shams, një kamp refugjatësh afër qytetit palestinez Tulkarm.

Ushtria, policia dhe shërbimet e inteligjencës izraelite kanë filluar sulmet vdekjeprurëse në Jenin më 21 janar, duke pretenduar se kishte në shënjestër terroristët. Sulmet janë zgjeruar në Tulkarm, Al Faraa dhe Tamun.