Të shtëna me armë janë raportuar në aeroportin ndërkombëtar në Philadelphia, SHBA, ku një oficer policie mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, shkruan NY Times.
Incidenti ndodhi gjatë një konfrontimi me një grup civilësh që tentuan të grabisin një veturë në parkingun e aeroportit.
Policia lokale njoftoi se dy policë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kur kanë parë disa burra të cilët kanë tentuar të hyjnë në një automjet.
Kur i janë afruar, të dyshuarit kanë qëlluar në drejtim të policëve, duke e goditur njërin disa herë dhe tjetrin në krah. Sipas policisë se është e paqartë nëse oficerët qëlluan me armë gjatë të shtënave.