Botë

Vriten tre ushtarë të Izraelit, Hamasi merr përgjegjësinë

Ushtria izraelite

Foto: Associated Press

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një sulm me raketa të Hamasit pranë një vendkalimi kryesor për dërgimin e ndihmave në Gaza, kanë thënë autoritetet izraelite.

BBC-ja raportoi të hënën se kalimi Kerem Shalom është mbyllur gjatë natës menjëherë pas sulmit, e në disa sulme të tjera në Rafah u raportuan 12 persona të vrarë.

Ushtria izraelite ka thënë se po u kërkonte banorëve të Gazës të strehohen në pjesë të Rafahut, e kjo vjen pas tentativës për bisedime me Hamasin me qëllim që të sigurohet një armëpushim dhe të lirohen pengjet.

Krahu i armatosur i Hamasit tha se e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.