Botë

Vriten dy gjyqtarë në Iran

Flamuri i Iranit

Dy gjyqtarë të njohur në Iran janë qëlluar për vdekje nga një burrë të shtunën, në një sulm të rrallë kundër akterëve të gjyqësorit.

Gjyqtarët, Mohammad Mogheiseh dhe Ali Razini, vdiqën pasi u qëlluan me armë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve “IRNA”. Një roje i një prej tyre po ashtu u plagos.

I armatosuri më pas raportohet se vrau edhe veten.

Razini ishte cak i një atentati të dështuar në vitin 1999.

Të dy gjyqtarët ishin të njohur për ndjekjen penale dhe dhënien e dënimeve të ashpra ndaj aktivistëve gjatë dekadave të fundit.