Të paktë 10 anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë fëmijë të moshave ndërmjet 3 dhe 16 vjeç, raportohet të jenë vrarë në një sulm me raketa gjatë natës në Rafah, ka bërë të ditur një spital lokal në jug të Gazës.
Nëna e familjes Ayyad vazhdon të jetë e zhdukur, sipas një korrespodenti të CNN-it në spitalin Abu Youssef Al-Najjar.
Të vrarët ishin zhvendosur disa herë nga lagjja Al-Zaytoun, në qytetin e Gazës, ka thënë një i afërm i familjes për CNN-in. Pas sulmit, shumë nga fëmijët u gjetën me mbetjet e tyre të shpërndara dhe të zhdukura, shtuan të afërmit.
Hatem Abu Jamous ka thënë se mbesat dhe nipat e tij ishin duke fjetur afër njëri-tjetrit, kur zona ishte sulmuar.
“Nuk po arrijmë t’i identifikojmë, janë pjesë trupi të gjitha. Nuk mund të flasë më shumë”, ka thënë Jamous.
“Ata ishin zhvendosur nga një vend në një tjetër”, ka thënë Syzab Abu Touha, motra e të cilës është në mesin e të vdekurve.
“Ata ishin të frikësuar dhe vraponin nga një vend në një tjetër dhe nuk mund të gjenin një vend, por ky ishte vendi që gjetën. Ku do të shkoni tjetër?”, ka shtuar ajo.