Botë

Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më

Ursula von der Leyen

Foto: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka thënë të përjavshmes gjermane “Die Zeit” se "Perëndimi siç e dinim nuk ekziston më", teksa ka folur për ndryshime "historike" që po ndodhin si rezultat i presidencës së Donald Trumpit në SHBA.

Lidhur me sigurinë evropiane, von der Leyen ka paralajmëruar se "ndërsa Putini mund të ndalojë herë pas here, nuk ka kufi për ambiciet e tij perandorake", duke nënvizuar rreziqet ekzistenciale me të cilat përballet BE-ja, raporton The Guardian.

Komentet e saj vijnë pas rritjes së frustrimit të BE-së për shkak të mungesës së angazhimit nga ana e SHBA-së kur bëhet fjalë për zgjidhjen e bllokimit të tarifave.

Zëdhënësi i komisionit u ka thënë gazetarëve se bllokut i duhej "një nivel shtesë angazhimi nga SHBA-ja për të mbajtur topin të lëvizë përpara".

Bisedimet e mëtejshme do të zhvillohen teksa pauza 90-ditore vazhdon.

LEXO EDHE: