Botë

Von der Leyen pengohet para fjalimit nga një qytetar: Ju jeni kriminele

Ursula von der Leyen

Një burrë e ka akuzuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për ndihmë për gjenocidin në Gaza, teksa ajo po dilte në skenë gjatë një ngjarjeje në Bruksel, raporton “Associated Press”.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari teksa është larguar nga autoritetet e sigurisë.

Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në momentin kur ndodhi incidenti.

Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.