Botë

Von der Leyen e Tajani bëjnë thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj Iranit

Von der Leyen

Von der Leyen

Foto: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë bërë thirrje për përmbajtje pas një sulmi ndaj Iranit.

Izraeli kreu sulmin e së premtes, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN-in. Ushtria izraelite nuk ka komentuar dhe Irani nuk e ka identifikuar burimin e sulmit.

Një "përpjekje diplomatike" nga anëtarët e BE-së dhe G7-s tashmë është duke u zhvilluar për të shuar tensionet në rajon pas goditjes, u ka thënë Tajani gazetarëve në margjinat e një samiti të ministrave të jashtëm të G7 në Itali.

“I bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për të shmangur një përshkallëzim në zonë”, ka thënë ai, duke përsëritur thirrjen e Italisë për një armëpushim në Gaza.

Shefja e BE-së, von der Leyen bëri thirrje gjithashtu për de-përshkallëzim, duke thënë se është "absolutisht e nevojshme" që Lindja e Mesme të qëndrojë "stabile", duke u kërkuar të gjitha palëve "të përmbahen nga veprime të mëtejshme".

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi në atë rajon”, ka theksuar von der Leyen gjatë një udhëtimi në Finlandë të premten.

LEXO EDHE: