Botë

Volodymyr Zelenskiy merr kritika për lidhjet me oligarkun ukrainas

Komediani Volodymyr Zelenskiy që po i prin garës për president të Ukrainës, po akuzohet për lidhje me një biznesmen milioner.

Fushatën e tij ai e kishte bazuar pikërisht në kritika për ndikim e oligarkëve të pasur në politikë, transmeton KTV. Shkak për këtë ndikim është bërë një prej kanaleve më të shikuara ukrainase 1+1, që ka ndihmuar fushatën e humoristit e që është në pronësi të oligarkut Ihor Kolomisky.

Ky kanal, të shtunën, një ditë para se Zelenskiy të fitonte raundin e parë të zgjedhjeve, transmetoi një seri të skeçeve të tij humoristike.

Fakti se ai ishte ylli kryesor i kanalit, i ka brengosur shumë votues dhe ka nxitur akuza nga kundërshtarët se edhe ai është duke u ndikuar nga oligarkët.

Humoristi dhe biznesmeni kanë thënë se marrëdhënia e tyre është profesionale.