Vinçi më i madh në bregun detar lindor po mbërrin me maune, në mënyrë që ekuipazhet të mund të fillojnë heqjen e rrënojave nga shembja vdekjeprurëse e urës në Baltimore.
Guvernatori i Maryland, Wes Moore, ka thënë se vinçi mund të ngrejë deri në 1,000 tonë, raportoi AP.
Ai do të përdoret për të pastruar kanalin në mënyrë që të rifillojë kërkimi për katër punëtorë që mbeten të zhdukur, dhe të rihapet rruga kryesore e transportit.
Një tjetër vinç është gjithashtu rrugës.
Tetë punëtorë ndërtimi po mbushnin gropat në urë kur ndodhi përplasja. Dy u shpëtuan menjëherë pas shembjes.
Zhytësit gjetën trupat e dy të tjerëve të enjten, derisa edhe katër të tjerët supozohen të vdekur.
Mëngjesin e së martës, anija me mallra “Dali” ka goditur një shtyllë të urës në Baltimore, duke shkaktuar shembjen e saj. Anija ishte nisur nga porti aty për në Sri Lankë. Besohet se shkak i përplasjes së saj është bërë një problem që ajo kishte me elektricitet.
VIDEO:
LEXO EDHE: