Shembja e urës

Vinçi gjigant mbërrin për largimin e rrënojave të urës në Baltimore

Vinçi

Mbërrin vinçi për largimin e rrënojave të urës

Foto: Associated Press

Një vinç lundrues ka mbërritur të shtunën në mëngjes te rrënojat e urës së shembur, Francis Scott Key në lumin Patapsco, ndërsa ekipet e inxhinierëve po punojnë në detyrën e frikshme për të tërhequr çelikun e përdredhur dhe betonin e copëtuar.

Ura u përplas në lumin Patapsco të martën pasi një anije masive mallrash u përplas në një nga mbështetësit e saj kryesorë, raportoi AP.

Shtatë vinça lundrues - duke përfshirë atë masiv të aftë për të ngritur 1000 tonë, 10 rimorkiatorë, nëntë maune, tetë anije shpëtimi dhe pesë varka të Rojës Bregdetare janë në vendngjarje, në ujërat në juglindje të Baltimores.

Të gjitha rrënojat po bllokojnë anijet që të hyjnë ose dalin nga porti i Baltimores dhe po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë kërkimin për punëtorët e zhdukur.

Viktimat ishin anëtarë të një ekuipazhi që rregullonte gropat në urë kur ajo u shemb. Ata ishin nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, thanë zyrtarët.

Të paktën tetë persona fillimisht kanë mbetur në ujë kur anija goditi kolonën e urës. Dy prej tyre u shpëtuan.

Dy trupa janë nxjerrë nga një kamionçinë, por uji i turbullt dhe rrëmuja masive e mbeturinave nën ujë po pengojnë përpjekjet e zhytësve për t’i gjetur edhe katër të tjerë që supozohen të vdekur.