Botë

Vidhen mbi 100.000 vezë në SHBA

Vezët në SHBA

Më shumë se 100.000 vezë janë në vlerë prej 40.000 dollarëve janë vjedhur në një dyqan në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BBC-ja ka njoftuar se vjedhja është kryer më 1 shkurt në kamionin e kompanisë “Pete & Gerry's Organics” në Greencastle. Ky lajm vjen pas rritjes së çmimit të vezëve mes një epidemie masive të gripit të shpendëve, duke i bërë vezët një opsion të kushtueshëm në meny.

Edhe Waffle House, një prej restoranteve zinxhir në botë i ka rritur çmimet e vezëve.

Të dhënat e qeverise tregojnë se për 65 për qind është rritur çmimi i vezëve, e kostoja gjatë 2025-s pritet të shkojë mbi këtë shifër.

Sipas Departamentit të Bujqësisë në SHBA, epidemia e gripit të shpendëve ka nisur në 2022-n dhe ka shkaktuar shpërthime në tregun amerikan gjatë muajve të fundit.

Çmimet në përgjithësi janë rritur për 8 për qind. Të dhënat tregojnë se një paketim vezësh në 2023-s kushtonte 2.51 dollarë, ndërsa tash ka shkuar në 4.15 dollarë.

Gripi i shpendëve është raportuar të jetë shfaqur te zogjtë, bagëtitë dhe gjitarët në tërë SHBA-në.