Mëngjesin e së mërkurës, më shumë se 200 qytetarë të Serbisë e kanë shikuar transmetimin skandaloz live të një lindjeje në një spital serb.
Publiku u tmerrua nga pamjet dhe infermierja e cila e bëri transmetimin në TikTok u suspendua.
“Dua të qartësoj se lidhja e drejtpërdrejt që u dha nga profili im nga ora 4 deri në 5 më 26 prill, u bë paqëllimshëm. Gjatë ndërrimit të natës, ne e dimë se përdorimi i telefonit në sallë është i ndaluar, por kur u thirrëm për lindje me prerje cezariane urgjente, e lëshova telefonin në një raft pa e ditur se kamera ishte e lëshuar dhe se gjithçka po transmetohej live në TikTok”, ka thënë infermierja.
Ajo ka thënë se gjëja e fundit që po bënte para thirrjes urgjente në sallë ishte se po shikonte video në TikTok, raportoi Dnevnik.
“Videoja tregon se askush në sallë nuk e dinte se telefoni ishte ndezur. Videoja u krijua spontanisht. I kërkoj falje pacientes, privatësia e së cilës është shkelur, familjes së saj dhe të gjithë publikut”.