Eurodeputeti sllovak, Miroslav Radacosky, bëri një veprim të çuditshëm gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian.
Ai në një moment nxori një pëllumb të bardhë nga xhepi, si mesazh për paqen në botë. Pëllumbin po e mbante në xhepin e brendshëm të setrës dhe e lëshoi në sallë para të pranishmëve.
Ai tha se dëshironte paqe në gjithë botën.
“Do të doja të liroja këtë pëllumb si simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Le ta lëmë këtë pëllumb të na bashkojë të gjithëve”, ka thënë ai.
Por ky veprim i eurodeputetit nuk kaloi pa zhurmë. Disa përfaqësues e quajtën gjest të pahijshëm këtë pasi “përdori një shpend të gjallë për të shprehur një pikëpamje politike”.
LEXO EDHE: