Vendimi i presidentit në largim, Joe Biden ka ndarë demokratët në Capitol Hill.
Jared Polis, guvernatori demokrat i Kolorados, kritikoi vendimin e Bidenit.
“Ndërsa si baba unë sigurisht e kuptoj dëshirën e natyrshme të presidentit Joe Biden për të ndihmuar djalin e tij duke e falur atë, unë jam i zhgënjyer që ai e vendosi familjen e tij përpara vendit”, ka thënë Polis në X.
"Ky është një precedent i keq që mund të abuzohet nga presidentët e mëvonshëm dhe fatkeqësisht do të dëmtojë reputacionin e tij”, ka shtuar Polis.
Kongresmeni i Arizonës, Greg Stanton, gjithashtu një demokrat, ka thënë se Bideni ka gabuar me këtë vendim.
"Kjo nuk ishte një ndjekje penale e motivuar politikisht”, ka thënë Stanton, gjithashtu në X.
"Hunter kreu krime dhe u dënua nga një juri e bashkëmoshatarëve të tij”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, ish-kandidati presidencial demokrat, Andreë Yang, ka shkruar në X se këtë do ta bënte çdo baba.
"Falja e Joe Bidenit për Hunter duket e keqe, por shumica e baballarëve do të bënin të njëjtën gjë në këto rrethana”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE: