Partia populiste ITN e Bullgarisë të enjten ka refuzuar mundësinë për ta formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë presidentit Rumen Radev të thërrasë ditën e zgjedhjeve.
Refuzimi i ITN-së erdhi pasi të njëjtën përgjigje e kishin edhe GERB-i dhe ish-partneri i koalicionit, PP-ja.
Pas takimit të partive, presidenti Radev ka thënë se tani do ta emërojë një kryeministër të përkohshëm për t’u marrë me organizimin e zgjedhjeve.
Bullgaria, vendi më i varfër i BE-së dhe një nga shtetet më të korruptuara, është goditur vazhdimisht nga pasiguritë politike.
Deri në zgjedhjet e prillit 2023, Bullgaria ka qenë e qeverisur nga kryeministër të përkohshëm, të emëruar nga Radevi në mungesë të një koalicioni stabil. Janë zgjedhjet e gjashta në tri vjet.