Një person i i dytë ka vdekur nga virusi mpox në Afrikën e Jugut, ka bërë të ditur të enjten ministria e Shëndetësisë atje.
Vdekja e dytë vjen më pak se 24 orë pasi shteti kishte raportuar për vdekjen e parë si pasojë e virusit, raporton BBC.
Dy burrat, të moshave 37 dhe 38 vjeç, janë testuar dhe është konstatuar se kanë vdekur si pasojë e virusit, ka deklaruar ministri, Joe Phaahla.
Phaahla ka thënë se gjashtë raste ishin regjistruar në vend këtë vit, dy në Gauteng dhe katër në KëaZulu-Natal. Rastet u klasifikuan të gjitha me gjendje të rëndë dhe kërkonin shtrimin në spital.
Të gjithë meshkujt e diagnostikuar ishin të moshës 30-39 vjeç, të cilët nuk kishin qenë në vende të tjera.
Mpox, i quajtur më parë lija e majmunit, është një infeksion viral që transmetohet përmes kontaktit të ngushtë.
Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine dhe dhimbje muskujsh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një emergjencë të shëndetit publik për shkak të një shpërthimi të mpox në vitin 2022. Edhe pse kjo përfundoi vitin e kaluar, nivele të ulëta të rasteve ende raportohen në disa vende.