Botë

Vdiq Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku (1936-2025)

Papa Françesku ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.

Sipas njoftimit, ai ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur kardinali Kevin Ferrell. 

Papa vdiq disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak se u përball me një rrezik të pneumonisë në mushkëri. 

Në mëngjesin e Pashkëve, Papa ka pritur në takim në Vatikan zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance. Sipas deklaratës së lëshuar nga Vatikani, ky takim ishte privat mes palëve. 

“Papa Françesku pati një takim të shkurtër privat që zgjati disa minuta, për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkëve”, thuhet në deklaratë.

Pas meshës së Pashkëve, Papa është shfaqur në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur turmën. 

Papa dhe zyrtarët e Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës së Presidentit Donald Trump, dukë përfshirë planet e tij për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe reduktimet e përhapura në ndihmën e huaj e programet e mirëqenies së brendshme.