"Ndikimi rus"

Vazhdojnë protestat para Parlamentit të Gjeorgjisë kundër ligjit kontrovers

Protesta në Gjeorgji

Protesta në Gjeorgji

Foto: Associated Press

Mijëra protestues u mblodhën për të dytën natë radhazi para Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi të martën, ndërsa ligjvënësit debatuan një ligj të ri përçarës, të quajtur Projektligji për agjentët e huaj.

Drafti, i propozuar nga partia qeverisëse “Ëndrra gjeorgjiane”, kërkon që mediat dhe organizatat jo-tregtare të regjistrohen si nën ndikimin e huaj nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, raporton AP.

Kundërshtarët e masës e denoncojnë atë si "ligji rus" për shkak të legjislacionit të ngjashëm të përdorur nga Moska për të stigmatizuar mediat e pavarura të lajmeve, dhe organizatat që shihen si në kundërshtim me Kremlinin.

"Kjo është me të vërtetë një zgjedhje ekzistenciale. Është një pikë pa kthim, me të vërtetë...Dhe ky ligj është një mënyrë për të mbajtur Gjeorgjinë në sferën ruse të ndikimit dhe larg Evropës”, ka thënë avokatja, Zaza Bibilashvili.

Më vonë në mbrëmje, protestuesit u larguan nga Parlamenti, pasi ata fillimisht u përpoqën të bllokonin hyrjen dhe të pengonin deputetët të largoheshin.

Projektligji është pothuajse identik me një propozim që partisë qeverisëse iu bë presion për ta tërhequr një vit më parë, pas protestave të mëdha në rrugë.