Po vazhdojnë granatimet e rënda në perëndim dhe veriperëndim të Kievit. Shpërthimet janë dëgjuar brenda në qytetin e Kievit si dhe në zonat rurale, raporton CNN.
Dy predha kanë goditur një postbllok për civilët për të kaluar në Kiev nga qyteti periferik Irpin. Tre persona raportohet se kanë vdekur, njoftojnë autoritetet ukrainase, përfshirë dy fëmijë.
Në rrjete sociale janë shfaqur pamje të shkatërrimit të Irpinit, që gjendet në veriperëndim të Kievit.
Oleksiy Arestovych, këshilltar në Zyrën e Presidentit të Ukrainës, ka treguar se trupat ruse kanë pushtuar Hostomelin dhe Buchan të shtunën. Ai ka thënë se rusët janë futur atje.
“Trupat ruse kanë pushtuar Hostomelin dhe Buchan dje. Rusët janë futur atje. Kanë lënduar shumë fëmijë dhe nuk kanë lejuar evakuimin e tyre, përkundër shumë thirrjeve nga niveli më i lartë për të ofruar ‘korridor të gjelbër’ nga Bucha dhe Irpini. Ka shumë fëmijë në bodrume. Ka bodrume ku po qëndrojnë 70 fëmijë dhe nuk po lejohen të largohen. Është katastrofë humanitare”, ka thënë Arestovych.
Disa fëmijë kanë vdekur, siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës.