Botë

Vance thotë se administrata Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

JD Vance

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se administrata Trump është “optimiste” se në fund do të jetë në gjendje të negociojë me sukses një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë.

“Dua ta përditësoj kryeministren në disa negociata mes Rusisë, Ukrainës, si dhe për disa gjëra që kanë ndodhur në 24 orët e fundit”, ka thënë ai në Romë në takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

 “Mendoj se kemi disa gjëra interesante për të thënë, sigurisht privatisht, disa negociata. Ne ndihemi optimistë se me shpresë mund ta mbyllim këtë luftë”, ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se administrata Trump mund të largohet nga përpjekja për t’i dhënë fund luftës nëse përpjekjet e tyre rezultojnë të kota në ditët në vijim.

 

Lexo përditësimet tjera
Usha Vance

Vance pritet në Romë nga Meloni një ditë pasi ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka shkuar në Romë të premten dhe është pritur nga kryeministrja italiane,...