Botë

Vance paralajmëron Zelenksyn për kritikat ndaj Trumpit

JD Vance

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka paralajmëruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për kritikat ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Vance ka theksuar se kritikat ndaj Trumpit nuk do të ndihmonin kauzën, raporton “The Guardian”.

Ai ka komentuar për Daily Mail rreth deklaratave të Zelenksyt se Trumpi po jeton në “një hapësirë keqinformuese” ruse. 

“Ideja që Zelenksy do të ndryshojë mendjen e presidentit përmes ‘fjalëve të këqija’ në mediat publike, të gjithë që e njohin presidentin do të të thonë se është formë shumë e gabuar për t’u marrë me këtë administratë”. 

Ai ka shtuar se Zelensky ka marrë “këshilla të këqija” në atë se si të merret me administratën e Trumpit. 

“Padyshim se e duam popullin e Ukrainës ... por padyshim mendojmë se kjo luftë duhet të përfundoj shpejt”, ka shtuar ai. 

“Kjo bazohet në politikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk bazohet në keqinformimet ruse, bazohet në faktin se Donald Trump, mendoj, se di shumë për gjeopolitikën dhe ka pikëpamje të forta, dhe ka pasur pikëpamje të forta për shumë kohë”, ka deklaruar ai.