Kjo vajzë trevjeçare që shihet në këtë video është Salwa nga Siria të cilën babai i saj e mësoi që të qeshte sa herë që dëgjoheshin krismat e bombardimeve në mënyrë që të mos frikësohej. Salwa dhe familja e saj, raportohet se ditë më parë ka mbërritur të sigurt në shtetin e Turqisë.
Babai i Salwas, Abdullah Mohammad, tha se është i lumtur që kanë arritur të largohen nga lufta dhe se video që kishte shpërndarë, ishte një mesazh për komunitetin ndërkombëtar.
LEXO EDHE: Babai i mëson 3 vjeçares lojën e qeshjes për të mposhtur frikën nga bombat në Siri
"Shpresoj që konflikti në Siri të përfundoj sa më parë dhe që unë të kthehem atje”, tha Mohammad, për Anadolu.
Salwa dhe familja e saj kishin mbetur në qytetin Idlib ku ende vazhdojnë luftimet. Gati një milion njerëz u larguan nga luftimet që po zhvillohen në këtë pjesë të Sirisë.
Për të parë historinë e Salwas dhe familjes së saj shikojeni videon e ngjitur në këtë postim.
I am happy to report that 3-year-old Salwa and her parents have made it safely out of Idlib to Turkey. The family made headlines for a game where dad Abdullah got Salwa to laugh at falling bombs to protect her from trauma. For the first time ever, she can laugh at normal things. pic.twitter.com/jTET7z7rRj
— Bethan McKernan (@mck_beth) March 3, 2020