Botë

Ushtria ukrainase thotë se i ka rrëzuar 18 dronë rusë

Ukraina

Foto: Associated Press

Rusia ka lëshuar dy raketa balistike “Iskander-M” dhe 19 dronë gjatë një sulmi të natës, ka thënë ushtria ukrainase të martën, por forcat ajrore kanë rrëzuar 18 nga dronët dhe i fundit është rikthyer në territorin rus, raporton Reuters.

Forcat ruse kanë përdorur dronë dhe raketa gjatë sulmit në rajonin jugor Odesa, kanë thënë forcat ajrore në një deklaratë në platformën Telegram.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper ka thënë se sulmet e dronëve në qytetin Chornomorsk kanë shkaktuar zjarre në tri kate të një ndërtese banimi, por se nuk ka viktima.

Gjithashtu kanë nisur një zjarr, tani të fikur, në një ndërtesë administrative dhe prodhimi në distriktin Odesa, ka shtuar ai, ndërsa një dron ka rënë në një zonë të hapur pa shpërthyer.

Një raketë ruse gjithashtu ka goditur një anije në portin e Odesës të hënën, duke vrarë një shtetas ukrainas dhe duke lënduar pesë anëtarë të ekuipazhit, kanë thënë zyrtarët.