Botë

Ushtria pakistaneze vret katër militantë gjatë një bastisjeje

Pakistan

Foto ilustrim: AP

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë vrarë katër kryengritës në një bastisje gjatë natës në një vend fshehjeje në pjesën veriperëndimore të vendit në kufi me Afganistanin, ka bërë të ditur ushtria të martën.

Trupa kanë gjetur një depo të armëve, municioneve dhe eksplozivëve gjatë operacionit të inteligjencës në Dera Ismail Khan, distrikt i provincës Khyber Pakhtunkhwa, raporton AP.

Forcat e sigurisë kryejnë shpesh bastisje të tilla, por kjo e fundit ka ndodhur disa orë pasi kryengritësit nga “Ushtria Çlirimtare e Baluchistanit” ose BLA janë përpjekur të futeshin vjedhurazi në një bazë ajrore të marinës në provincën Baluchistan.

Sipas Ushtrisë një ushtar dhe katër sulmues janë vrarë në të shtënat që kanë ndodhur në distriktin Turbat. Sipas tyre asnjë dëm nuk është shkaktuar në stacionin ajror Siddiqui.

BLA ka marrë përgjegjësi për sulmin. Grupi është shpallur si grup terrorist në Pakistan, Mbretëri të Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës para disa viteve.