Botë

Ushtria izraelite thotë se vrau një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

Izraeli

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror në një ndërtesë apartamentesh në skaj të Bejrutit.

Ushtria izraelite thotë se Mohammed Jaafar Qassir u vra në një sulm të martën pasdite.

Sipas ushtrisë Qassir ishte në krye të Njësisë 4400 të Hezbollahut që dërgon armë nga Irani në Liban dhe ai mbikëqyri zhvillimin e raketave të drejtuara me saktësi nga Hezbollahu, raporton AP.

Ushtria izraelite ka thënë se Qassir gjithashtu i dërgoi qindra miliona dollarë Hezbollahut në vitet e fundit.

Vëllai i Qasirit, Ahmedi, kreu një sulm vetëvrasës në qytetin portual të Tiros në jug të Izraelit në vitin 1982 që vrau dhjetëra ushtarë izraelitë. Vdekja e tij shënohet çdo vit si “Dita e Dëshmorit”.