Botë

Ushtria izraelite: Sinwari u gjet me armë dhe para

Yahya Sinwar

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Daniel Hagari, ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Ai ka thënë se në trupin e Sinëarit është gjetur një armë dhe 40 mijë shekel (7,700 funte).

“Sinwari u gjet me një armë dhe 40,000 shekel (7,700 £), thotë Hagari. Ai po ikte dhe ne e vramë”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja. 

Derisa iu drejtua mediave në Tel Aviv, Hagari ka thënë se lideri i Hamasit u vra pasi forcat izraelite identifikuan tre "terroristë" që vraponin shtëpi më shtëpi në zonën Tal El Sultan të Rafahut.

Ai ka shtuar se IDF-ja ka parë gjurmë të vendit ku Sinwari ka qenë më parë, duke thënë se ADN-ja e tij u gjet në një tunel afër vendit ku u vranë gjashtë pengje disa javë më parë.