Sulm në Irak

Ushtria irakiane thotë se është duke hetuar shpërthimin në një bazë ushtarake

Ushtria irakiane

Ushtria irakiane

Foto: Associated Press

Ushtria irakiane ka thënë se një komitet teknik po shqyrtonte shkakun e një shpërthimi dhe zjarri në bazën ushtarake Kalso, i cili ka ndodhur reth orës 1:00 të mëngjesit të së shtunës, raporton Reuters.

Një shpërthim i madh në bazën ushtarake në Irak herët të shtunën la të vdekur një anëtar të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) dhe plagosi tetë të tjerë, sipas një zyrtari të ministrisë së Brendshme.

Komandanti i forcës ka thënë për Reuters se bëhet fjalë për një sulm ndërsa ushtria ka thënë se ishte duke hetuar dhe se nuk kishte avionë luftarakë në qiell në atë kohë.

Dy burime sigurie kishin thënë më herët se një sulm ajror shkaktoi shpërthimin në bazën ushtarake Kalso, rreth 50 km në jug të Bagdadit.

Sipas Reuters, PMF ka thënë në një deklaratë se shefi i saj i shtabit, Abdul Aziz al-Mohammedawi kishte vizituar vendndodhjen dhe "shqyrtoi detajet e komiteteve hetimore të pranishme në vendin që u sulmua".

“Raporti i komandës së mbrojtjes ajrore konfirmoi, përmes përpjekjeve teknike dhe zbulimit të radarëve, se nuk kishte asnjë dron apo avion luftarak në hapësirën ajrore të Babilit para dhe gjatë shpërthimit”, ka thënë ushtria në një deklaratë.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (Centcom), në një postim në X herët të shtunën, mohoi raportet se SHBA-ja kishte kryer sulme ajrore në Irak.

LEXO EDHE: