Ushtria britanike ka vendosur t’i lejojë ushtarët dhe oficerët që ta rritin mjekrën ndërsa shërbejnë në ushtri, një ndalesë që ishte e vendosur për rreth një shekull.
Sipas rregullit të vendosur, mjekra dhe mustaqet duhet të jenë të rregulluara siç duhet, dhe do të kontrollohen në mënyrë rutinore, raportoi BBC.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi ushtria bëhet e fundit nga forcat e armatosura që lejon personelin e saj të rritë mjekrën.
Direktiva e re pason vite diskutimesh rreth politikës së ushtrisë për qimet e fytyrës.
Ndryshimi pason një rishikim të politikës së ushtrisë për paraqitjen e personelit të saj, i cili zgjati disa muaj, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë për BBC.
Udhëheqja e ushtrisë më pas shikoi gjetjet përpara se të vendoste të ndryshonte politikën.
"Ne kemi dëgjuar njerëzit tanë dhe kemi vepruar”, ka thënë zëdhënësi.
Mund të ketë raste specifike kur personeli kërkohet të jetë i rruar, ka thënë ushtria, derisa oficerët dhe ushtarët do të "udhëzohen të rruhen siç dhe kur diktojnë rrethanat".
Trupat e besimeve të caktuara, si sikhët, myslimanët dhe rastafarianët, ishin të lejuar të rrinin mjekër të plotë për sa kohë që nuk rrezikonin efektivitetin e tyre operacional, shëndetin ose sigurinë.