Një ushtar gjerman me pikëpamje të ekstremit të djathtë është shpallur fajtor për planifikimin e sulmeve ndaj politikanëve të lartë dhe figurave publike duke u paraqitur me sukses si refugjat sirian.
Gjykata e Lartë e Frankfurtit të premten dënoi Franco Albrecht me pesë vjet e gjysmë burgim për komplot të “aktit të rëndë të përmbysjes së dhunshme”, duke shkelur ligjet gjermane për armë dhe eksplozivë dhe dy akuza për mashtrim, raportoi The Guardian të premten.
Ai fajësonte politikanët me pikëpamje pro-refugjatëve, të cilën e quante “shpërbërje të kombit gjerman” nga ata.
Albrecht u arrestua më 2017 pasi u kap duke tentuar ta merrte një armë të mbushur të cilën e kishte fshehur në një tualet publik në aeroportin e Vjenës.
Ai u zbulua se jetonte jetë të dyfishtë, si azilkërkues sirian dhe si ushtar.
Prokurorët besuan se qëllimi i Albrechtit ishte të kryente sulme mbi politikanët dhe figurat publike që flisnin pro migrimit.
Hetimet gjetën se ai kishte përcjellë disa politikanë me pikëpamje të tilla, dhe i ishte gjetur një kopje e librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, si dhe e përshkruante migrimin si një formë të “gjenocidit”.
Gjatë gjyqit Albrecht pretendoi se ai kishte marrë armë ilegalisht dhe municion jo për të kryer sulme, por për ta mbrojtur veten dhe familjen e tij në rast të një sulmi rus në Evropën perëndimore.
Qëllimi i identitetit të tij të dyfishtë, pretendoi Albrecht, ishte të tregohej sa i lehtë ishte të shpërdorej sistemi gjerman i azilit.