Botë

Ushtarët e Koresë së Veriut po eliminohen në territorin rus, thotë shërbimi inteligjent ukrainas

Lufta në Ukrainë

Trupat e Koresë së Veriut që po shërbejnë krah ushtrisë ruse kanë pësuar humbje të mëdha pranë territoreve të Ukrainës, thonë shërbimet sekrete ukrainase, ka raportuar KyivIndependent të enjten.

Rusia thuhet se i ka stacionuar mbi 12.000 ushtarë të Koresë së Veriut në Kursk që nga gushti i këtij viti, për të ndihmuar në largimin e forcave ukrainase nga zona. Më 20 dhjetor, sulmet ukrainase pranë Novoivanovka shkaktuan viktima të shumta në trupat e verikoreanëve.

VIDEO:

Autoritetet e Ukrainës thanë se humbja e trupave nga Koreja e Veriut është regjistruar në disa zona. Është raportuar në vazhdimësi që trupat e Kim Jong-Unit po përballen me telashe logjistike në tokën ukrainase.

Ata po furnizohen nga forcat ruse me ushqime dhe municion, me qëllim që t'i mbajnë pozicionet e tyre dhe për të rifilluar sulme.

Mediumi ukrainas ka raportuar se sipas burimeve, ushtarët e Koresë së Veriut që u dërguan në luftë janë të papërvojë dhe jo të përgatitur.

Rusia s’e ka pranuar që ka marrëveshje me Korenë e Veriut për të dërguar trupa ushtarake në luftë me Ukrainën.