Botë

Urdhrat ekzekutivë të Trumpit flasin për destabilitet në SHBA, thotë Lukashenko

Alexander Lukashenko

Alexander Lukashenko

Foto: Associated Press

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar të martën se urdhrat ekzekutivë të përesidentit të SHBA-së, Donald Trump, të lëshuara në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë, tregojnë për "paqëndrueshmëri serioze" në Amerikë

"Nëse një president lëshon urdhra sot dhe një tjetër i shfuqizon ato, a është kjo mirë’, ka thënë Lukashenko gjatë një vizite në një fabrikë automobilash në Minsk, raporton AP.

"Kjo karakterizon jo vetëm veten e tij, por edhe vendin. Kjo do të thotë se ka një destabilitet serioz," ka shtuar ai.

Trumpi e ka filluar ditën e tij të parë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke nënshkruar një numër urdhrash ekzekutivë, gjë që sinjalizonin dëshirën e tij për të ribërë institucionet amerikane ,duke falur gjithashtu pothuajse të gjithë mbështetësit e tij që u revoltuan në Kapitolin e SHBA-së, më 6 janar 2021.