Botë

Uragani “Kristy” forcohet në stuhi të kategorisë së pestë në Oqeanin Paqësor

Uragani Kristy

Foto: Associated Press

Uragani “Kristy” është forcuar në stuhi të kategorisë së pestë të enjten dhe pritet të mbetet larg tokës ndërsa po kalon në Oqeanin Paqësor. Ai pritet të dobësohet në ditët në vijim, kanë njoftuar meteorologët, raporton agjencia “AP”. 

Uragani është 1565 kilometra në jugperëndim të gadishullit Baja California të Meksikës dhe po arrin shpejtësi maksimale deri 260 kilometra në orë, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në Miami. 

Valët e krijuara nga “Kristy” pritet të prekin pjesë të bregdetit perëndimor të gadishullit deri në fundjavë. 

“Kristy” u bë stuhi tropikale të hënën ndërsa kaloi nga bregdeti jugor i Meksikës. Të martën u shndërrua në uragan, ndërsa po lëvizte në ujërat e hapur.