SHBA

Universiteti i Columbias fillon pezullimin e studentëve për protestat propalestineze

Protesta Universiteti i Columbias ne New York

Foto: Associated Press

Universiteti i Columbias në New York City ka nisur t'i pezullojë studentët të përfshirë në protestat propalestineze në kampus, pasi ata nuk iu përmbajtën afatit që u ishte dhënë për t’u shpërndarë, raporton “BBC”. 

Drejtuesit e kolexhit kishin paralajmëruar se ata që dështojnë të largohen nga protesta dyjavore në kampus deri të hënën në ora 14:00 me kohë lokale, do të përballen me masa disiplinore. 
Mirëpo, ndërsa afati përfundimtar skadoi, dhjetëra studentë vazhduan të qëndronin. Drejtuesit kanë filluar me pezullimin. 

Protestat propalestineze po vazhdojnë edhe në universitete tjera nëpër SHBA. 
Në Teksas, policia ka arrestuar dhjetëra protestues dhe ka larguar kampin e tyre në kampusin e Universitetit të Teksasit në Austin. 

Zyrtarët thanë se protestuesit injoruan udhëzimet për t’i larguar tendat. 

Kolexhi tha në deklaratë se nëpër tenda janë gjetur gur të mëdhenj dhe “shumica e protestuesve besohet se nuk kanë lidhje me universitetin”. 

Juristi George Lobb, që punon për protestuesit, ka thënë se rreth 50 arrestime janë bërë të hënën në kampusin në Austin. 

Protesta të ngjashme ka pasur edhe në qytete tjera. 

Tarifat vjetore në Universitetin e Columbias janë rritur në rreth 90 mijë , duke e bërë një prej universiteve më të shtrenjta në SHBA. 

Kampusi i këtij universiteti është bërë pjesë kyçe e debatit në SHBA lidhur me luftën në Gaza dhe përkrahjen e SHBA-së për Izraelin. Po ashtu është rritur frika për antisemitiziëm.

Më 18 prill, policia kishte intervenuar në një tubim propalestinez në qendër të kampusit dhe arrestoi mbi 100 studentë.