Botë

Ukrainasit këshillohen se si të sulmojnë rusët me kokteje molotovi

Pak ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka dal me njoftim në Facebook, duke dhënë këshilla se si prodhohet një koktej molotovi dhe ka ftuar ukrainasit që të bëjnë sa më shumë dhe sa herë kanë mundësi t’i hedhin ato mbi automjetet ushtarake të kundërshtares – Rusisë.

E sot, po kjo ministri ka dal me njoftimin se si të hidhet në mënyrë efikase kokteji i molotovit mbi automjetet ushtarake ruse.

Sipas njoftimit, koktejet duhet tentuar të hidhen në dritaret e automjeteve. Ideja është që zjarri të futet brenda automjetit dhe kundërshtari, të ketë pak mundësi për ta shuar. Po ashtu, duhet tentuar të hidhet kokteji i molotovit në pjesën e përparme të automjeteve, aty ku zakonisht ka një rrjetë për futje të ajrit në motor.

Po ashtu, ukrainasit janë këshilluar që të shtrojnë në rrugë rrjeta me gjemba për t’i shpërthyer gomat e automjeteve.

Për të gjitha këto janë dhënë fotot ilustruese dhe përshkrimet në gjuhën ukrainase.